Tajlanda është në zi pas një sulmi të tmerrshëm me armë dhe thikë në një qendër kujdesi për fëmijët në verilindje që la të vdekur 37 persona, përfshirë 23 fëmijë.
Prindërit u mblodhën jashtë qendrës duke qarë dhe duke shtrënguar lodrat e fëmijëve të tyre.
Një ish-polic kishte sulmuar ndërtesën të enjten, duke vrarë fëmijë deri në dy vjeç kur flinin.
Flamujt në të gjithë Tajlandën janë valëvitur në gjysmështizë, ndërsa një komb i shkatërruar po përballet me tragjedinë.
Policia thotë se sulmuesi 34-vjeçar vrau veten dhe familjen e tij. Ende nuk dihet motivi i sulmit. Por policia tha se sulmuesi u pushua nga puna në qershor për përdorim droge.
Kryeministri Prayuth Chan-ocha dhe mbreti i Tajlandës Maha Vajiralongkorn, së bashku me Mbretëreshën, pritet të vizitojnë komunitetin në provincën Nong Bua Lamphu më vonë të premten./BBC