UBT News

Tajlanda legalizon martesat mes të njëjtës gjini

Tajlanda ka bërë histori duke u bërë vendi i parë në Azinë Juglindore që legalizon martesat mes personave të së njëjtës gjini. Ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 25 janar 2025, u jep të drejta të plota për marrëdhënie ligjore, financiare dhe mjekësore për çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë mundësinë për menaxhimin e pasurive të përbashkëta dhe përfitime nga sigurimet shëndetësore. Vetëm Nepali dhe Tajvani kanë ligje të ngjashme në Azinë Juglindore.

Megjithatë, ende mbeten shqetësime për zbatimin e duhur të këtij ligji, pasi disa mendojnë se duhen zhvilluar trajnime për autoritetet që të shmangin diskriminimin ndaj çiftëve të së njëjtës gjini. Edhe pse ligji është një hap i rëndësishëm, ka ende sfida për të siguruar të drejtat për të gjithë individët LGBTQ+, veçanërisht kur bëhet fjalë për ligje që mbështesin njohjen e identitetit gjinor dhe mbrojtjen e të drejtave të transgjinorëve.

Në pjesën tjetër të Azisë, mbështetja për martesat mes të njëjtës gjini është ende e ulët, me disa shtete që kanë bllokuar ndryshimet ligjore dhe ndalime të ndryshme ndaj komunitetit LGBTQ+, ndërsa disa vende si Brunei i shohin këto marrëdhënie si të papranueshme, duke vendosur ndëshkime ekstreme për to./UBTNews/

Exit mobile version