Të enjten, Tajlanda mori vendim që të lejohet kultivimi dhe posedimi i kanabisit. Me legalizimin e kanabisit, Tajlanda u bë vendi i parë aziatik që ndërmori një hap të tillë.
Megjithatë, nga Qeveria e Tajlandës kanë thënë se po promovojnë kanabisin vetëm për përdorim mjekësor, duke paralajmëruar se pirja e duhanit në publik përbën ende shqetësim. Tajlanda legalizoi kanabisin medicinal në vitin 2018.
Në Tajlandë, ku shitja e kanabisit nuk konsiderohet më krim, autoritetet shpresojnë se tregtia vendase e kanabisit do të kontribuojë në bujqësi dhe turizëm, por eksportimi i produkteve komerciale të kanabisit jashtë vendit është i ndaluar.
Kultivuesit e kanabisit duhet të regjistrohen në një aplikacion qeveritar të quajtur PlookGanja (Grow Ganja)./UBTNews/