Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani tha të martën se presidenti rus, Vladimir Putin po bën një gabim duke kërkuar të forcojë lidhjet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Kim ka hyrë në Rusi për bisedime me Putinin, bisedime të cilat pritet të fokusohen në një marrëveshje për furnizimin me armë të Moskës për përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë.
“Rusia po kërkon mbështetje, duke përfshirë mbështetjen ushtarake, dhe është kthyer te partneri më i keq i mundshëm, tek Kim Jong Un”, tha Tajani për radion RTL./ANSA