Presidenti rus, Vladimir Putin po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet evropiane të kësaj jave si pjesë e “luftës hibride” që Moska po zhvillon që nga pushtimi i Ukrainës, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, të enjten në një Forum të ANSA.
“Putini po zhvillon një luftë hibride dhe po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet evropiane, duke u përpjekur të përçajë Perëndimin”, tha kreu i ‘Forza Italia’ (FI) Tajani.
“Por ne jemi të gjithë të bashkuar në mbrojtjen e Ukrainës”, tha ai.
Tajani përsëriti se Italia nuk do të jetë ndër vendet perëndimore pro lejimit të Kievin të përdorë armët që ofron për të goditur objektivat në territorin rus.
“Ne jemi vetëm në favor të asaj që armët italiane të përdoren vetëm për mbrojtje brenda territorit ukrainas”, tha ai