Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani ka thënë se ministrat e jashtëm të G7 kanë shprehur “shqetësim të fortë për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme” gjatë një video-konferencë që ai thirri për të diskutuar situatën në rajon.
“Ne po punojmë për një armëpushim në Gaza, lirimin e pengjeve, intensifikimin e angazhimit humanitar në Rrip”.
“Do të bëjmë gjithçka për të arritur paqen”, tha Tajani në X pas takimit online të dielën pasdite.