UBT News

Tahiri: Zgjedhjet janë opsioni i vetëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe ky Kuvend duhet të shpërbëhet. Ai ka thënë se institucionet janë degraduar nga dy qeveritë e dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ky shtet po vazhdon të udhëhiqet nga qeveria e dytë e koalicionit të shpresës së rreme. Kemi degradim të skajshëm të Kuvendit, si rezultat i kësaj qeverisje që kanë dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Këta se kanë hallin e arsimit, shëndetësisë, qytetarëve, por të rehatimit të militantëve. Është koha që ky Kuvend të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i PDK-së ka thënë se tani nuk janë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, por sipas tij, PDK-ja do të angazhohet që sa më parë kjo qeveri të bie.

Exit mobile version