Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkëbiseduan sot me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me COVID-19 dhe respektimin e masave.
Siç njoftoi Tahiri, u dakorduan se nuk nuk do të ketë mbyllje të tërësishme në këtë fazë.
“U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes”, shkroi ai në Facebook./UBTNews