UBT News

Tahiri: Të ndalen tendencat e Qeverisë për kontrollin e mediave

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ruhet pavarësia e institucioneve të pavarura kushtetuese. Kështu ka thënë Tahiri në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, diskutuam për Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

“Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, diskutuam për  Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili synon të rregullojë disa çështje që lidhen drejtpërdrejt me funksionimim e mediave online. Kjo iniciativë, në dhjetor të vitit të ka kaluar në Qeveri, dhe se deri më tani kanë qenë disa reagime të organizatave profesionale duke përfshirë Këshillin e Mediave të Shkruara për adresimin e disa çështjeve të cilat kërkojnë përgjigje”, ka thënë Tahiri.

Exit mobile version