Shefi i grupit parlamentarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos miratimin e ligjit të pagave, duke thënë se për këtë temë Qeveria është duke u fshehur.
Derisa shton se Qeveria është dashur të dalë në një konferencë për media për kërkim falje ndaj sindikatave.
“[…] Pyetja e parë ku është ligji i pagave, ku jeni fshehur, a ka qenë në atë kohë për të mashtruar sindikatat?”, ka thënë ai mes tjerash.
Ai ka folur edhe për tërheqjen e TRUST-it duke mbështetur kërkesën e PDK-së.
“Për TRUST-in ne mbështesim deputetin Haxhiu që tërheqja e TRUST-it të ndodhë sa më shpejtë. Dua të ndalem edhe tek ngritja e derivateve, pse nuk funksionalizihet autoriteti i konkurecës. Në këto çështje duhet të përgjigjet Qeveria”, tha ai.