UBT News

Tahiri: Qeveria nuk e ka sjellë asnjë ligj që ndikon në jetën e qytetarëve

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës për vonesat e agjendës legjislative.

Në seancën e sotme plenare, Tahiri tha se Qeveria Kurti asnjë ligj që ndikon në jetën e qytetarëve nuk e ka bërë.

“Të prezantohen 27 ligje në periudhën janar-mars dhe t’i sillni vetëm 9 ligje, ndërsa 18 prej tyre mos me qenë askund është dështimi, turpi dhe mos efikasiteti i një qeverie. Të nderuar ministra dhe kryetar i Kuvendit, LVV-ja e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë dhe 2.1 miliardë euro, me 117 njohje, ushtri dhe polici, me vendimin e GJND-së dhe me konsolidim të policisë. Populli kërkon prej tyre t’i kryeni këto punë, asnjë ligj që prek jetën e qytetarit nuk e keni bërë”, tha ai.

Exit mobile version