Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, tha se subjekti i tij politik mban të njëjtin qëndrim sa i përket procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Deklarata e tij erdhi menjëherë pas mbërritjes në ambientet e Kuvendit, para nisjes së seancës konstituive.
“S’ka ndërruar asgjë për të ndryshuar qëndrimi. Po vazhdojmë për seancë”, deklaroi shkurt Tahiri para gazetarëve.
Seanca e sotme është vazhdim i procesit të nisur më 15 prill, i cili është bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka siguruar përkrahjen e nevojshme në disa tentativa radhazi.