UBT News

Tahiri: Policia e Kosovës na krenoi, mposhti terroristët

Ish-kryenogaciotrja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se është krenare me Policinë e Kosovës pas zhvillimeve të djeshme në veri.

“Policia e Kosovës na krenoi, mposhti terroristët në veri. Ju lumtë!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të dielën, gjatë një sulmi në veri u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Policia ka ndaluar gjashtë nga sulmuesit dhe ka sekuestruar automjete të mbushura me armatime të llojeve të ndryshme./klankosova.tv.

Exit mobile version