Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, thotë se sot në Komision për Legjislacion ka kërkuar nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës që të veprojë në adresimin e çështjes së regjistrimit të tokës për qytetarët e vendit.
“Lufta kundër informalitet, përkthimi i tokave dhe përcaktimi i titullarit, jo vetëm që zgjidhin shumë probleme në familjet e Kosovës, mirëpo edhe e stimulojnë zhvillimin ekonomik-lokal në komuna”.
“Përkthimi i tokave e ndihmon ekonominë dhe është në funksion të regjenerimit të ekonomisë komunale”.
“Nga ky Agjencion kërkova që njëri nga objektivat kryesor për vitin 2021 duhet të jetë zgjidhja e çështjes së përkthimit të pronave nga ana e qytetarëve të Kosovës që parashihet edhe me Strategjinë Kombëtare të Pronës. Sipas raportit, vetëm në vitin e fundit kemi 614 kërkesa nga ana e qytetarëve në zyrat kafastrale të komunave për përkthim të pronës”.
“Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në vitin 2021 duhet po ashtu të rrisë bashkëpunimin me komunat e Republikës së Kosovës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pronën.Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsion, po ashtu adresuam tema të tjera që ndërlidhen me Vettingun dhe pika tjera që janë në agjendën e këtij komisioni”, thotë Tahiri./UBTNEWS