Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është duke e përfaqësuar Kosovën në selinë e OKB-së në Neë York, ku ka prezantuar mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale.
Tahiri vlerëson se Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombëtare në raport me të drejtat e njeriut, njofton Klankosova.tv.
“Në selinë e OKB-së, në New York duke përfaqësuar Kuvendin e Republikës së Kosovës, prezantova mbi çështjen e barazisë dhe fuqizimin gjinor në epokën digjitale. Theksova se, Kushtetuta e Kosovës është me standarde të larta ndërkombetare në raport me të drejtat e njeriut”.
“Në fokus kisha afirmimin e arritjeve të Republikës së Kosovës, në rrafshin legjislativ, politik si dhe zhvillimet e përgjithshme shoqërore. Theksova nevojën për përpjekje të shtuara për të arritur progres më domethënës dhe të qëndrueshëm. Si shtete dhe kombe, na duhen më shumë arritje në arsim e fuqizim socio-ekomomik, në veçanti më shumë punësim e pavarësi financiare. Republika e Kosovë në vitin 2020 ka aprovuar Konventën e Stambollit. Po ashtu, kemi bërë hapa të rëndësishëm, duke adaptuar në Kushtetutë dhe ligje, parimet dhe standardet ndërkombëtare në ofrimin e mundësive të barabarta dhe fuqizimin e gruas”, ka shkruar Tahiri në Facebook.