Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhim, ku i përmendi edhe mbylljen 1 200 llogarive të bizneseve, raporton Ekonomia Online.
Ai e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që të ketë kujdes se si qeverisë, duke shtuar se shteti ka një histori q nuk duhet neglizhuar.
Madje ai në Kuvend tha se Kurtit që të mos mashtrojë shtetin me fjalë, por të punojë dhe veprojë.
“Qeveria flet me hamendje për synime anti-Covid. I keni mbyll 1 200 llogari të bizneseve. Ky program fjalën kyçe është dashtë me pas për ekonominë”.
“Nuk keni asnjë masë se si ke ndihmuar këtë shoqëri. Keni kujdes ky shtet ka një histori se si ka ardhur liria dhe mos neglizhoni dhe e keni zhvendos prioritet e tij e dialogut nga pika e parë në të katërtën me këtë qasje po tregoni një arrogancë e cila i kthehet kundër Kosovës. Mos e mashtro shtetin me fjalë, por puno dhe vepro “.