UBT News

Tahiri: Kërkuam seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së por nuk u mundësua, të ndiqen penalisht

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar që të shkarkohet bordi i RTK-së, pas publikimit të një lajmi nga ky medium.

Sipas tij, me publikimin e atij lajmi janë rrezikuar një numër i gazetarëve të mediumeve të tjera që janë prekur nga ai artikull.

Për këtë ai ka bërë thirrje që personat përgjegjës që të ndiqen edhe penalisht.

“Edhe sot kemi pritur që administrata ta sjellë për diskutim e Kryesia t’i propozojë një çështje të tillë, por Komisioni po e zvarrit një çështje të tillë. Shpresojmë që kjo çështje të diskutohet sot ose nesër, meqenëse jo në këtë javë në javën që vjen të vihet në diskutim shkarkimi i këtyre njerëzve të papërgjegjshëm që kanë shkaktuar dëm të madh. Nuk duhet lejuar që këto gjëra të ndodhin në një televizion që paguhet nga taksat e qytetarëve tanë”, u shpreh Tahiri.

Shefi i GP të PDK-së, ka shtuar se si opozitë janë munduar që ta ndihmojnë këtë qeveri, por që sipas tij, me sjelljen e tyre iu është pamundësuar ndihma.

Ai ka thënë se askush se ka imagjinuar që përfundimi i mandatit të qeverisë Kurti e gjene Kosovën të sanksionuara.

“Jemi mundura që ta ndihmojmë këtë qeveri në shumë aspekte. Kur vjen puna PDK-ja do të jep mbështetje qeverisë pavarësisht a jemi në pozitë apo opozitë kur vjen ballafaqimi me Serbinë. Sjelljet tona kanë dalluar me ta, nuk e kemi imagjinuar që përfundimi i mandatit të qeverisë Kurti e gjene Kosovën të sanksionuara. Ne lutemi që këto sanksione të mos shtohen deri më 9 shkurt”, ka thënë ai.

Exit mobile version