UBT News

Tahiri kërkon shkarkimin e Qeverisë: Vetëm po provokon greva në arsim e po hesht për skandalet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur pakënaqësinë për dështimin me furnizimi me tekste shkollore për nxënësit, si dhe për skandalin me rezervat shtetërore.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, tha në një konferencë për medie, se si rezultat i situatave të fundit, vendi është duke u dobësuar e varfëruar, duke thënë se Qeveria po provokon greva në arsim. Sipas tij, për të ndalur këto fatkeqësi që po i ndodhin vendit duhet që kjo Qeveri sa më shpejt të shkarkohet.

“Si rezultat i një situate jashtëzakonisht problematike në vend, shumë serioze e cila përshkruhet me dobësim të Kosovës në të gjitha rrafshet, e së fundi karakterizohet me dobësimin dhe varfërimin e qytetarëve”.

“Buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 600 mijë euro, për këtë skandal për këtë hajni, për këtë vjedhje e cila është ashiqare, qeveri e Kosovës heshtë e akuzon gjyqësinë dhe prokurorin. A jeni duke e parë që kjo Qeveri nuk i beson shtetit të vetë, nuk ka asnjë deklarimit të vetëm që lidhet me kërkesën e një hetimi të pavarur. Që të ketë hetim të pa varur duhet që të shkarkohet ministrja e MINT”.

“Për ne është tejet e habitshme se si është duke u sjell kjo qeveri edhe me raportet tjera, ju e patë deklaratën e Vuçiqit dhe nuk pat asnjë deklaratë nga Qeveri jonë. Kjo Qeveri duhet sa më shpejt të shkarkohet prej mocionit tonë. Ne kemi kërkuar që seanca të nis me një seancë të jashtëzakonshme. E fundit dhe jo për nga rëndësi është opinioni nga MAShTI, nuk ka logjik nga asnjë vend që një vendim i qeverisë që synon t’i ndihmoj nxënësit të provokohen grevat, sepse ky vendim ka mundur që të merret, ky vendim është që më provokuar greva në arsim, me dëmtuar arsimi dhe me dëmtuar qytetarin. Kjo mund të ndalet me shkarkimin e qeverisë, kjo qeveri është duke e dëmtuar vendin”, tha ai.

Exit mobile version