Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka folur për Ligjin e Pagave. Ai është shprehur se ky ligj duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt.
Gjithashtu u shpreh se edhe procedurat e Kuvendit duhet të përfundojnë sa më shpejt.
“Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu me 1 shkurt, që nënkupton procedurat në Kuvendit e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur”, u shpreh tutje ai.