Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratave të emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili deklaroi se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin.
Tahiri theksoi se Qeveria e Kosovës është dashur të kërkojë nga Serbia ta ndryshojë kushtetutën, duke hequr Kosovën nga kushtetuta e saj, e për këtë e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës.
“Qeveria jonë u desht të kërkojë që Serbia ta ndryshojë kushtetutën duke hequr Kosovën nga kushtetuta e saj. Por nuk dëgjuam se Qeveria jonë ka kërkuar dicka të tillë. Gjatë kohës sime si Kryenegociatore në dialogun e Brukselit kam kërkuar vazhdimisht si dhe kam dërguar një memorandum tek BE-ja për heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë, duke theksuar se kjo është pikënisje drejt njohjes reciproke dhe jo ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës.”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews