UBT News

Tahiri i kërkon Qeverisë angazhim më të madh për vaksinimin e qytetarëve

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka kërkuar Qeverisë Kurti angazhim më të madh për vaksinimin e qytetarëve.

Në seancën plenare, ku po vazhdon diskutimi për 100 ditët e ekzekutivit, deputeti opozitar tha se shpërndarja e varantit Delta është i rrezikshëm dhe se Qeveria duhet të dalë me plan konkret për menaxhimin e situatës pas muajit shtator.

“E lusim qeverinë, ministrin e Shëndetësisë që ta rrisë këtë angazhim. T’i shtojë ekipet, të jetë prezent në qytetet e Kosovës në mënyrë që të bëhet e mundur një vaksinim më i madh i qytetarëve para shtatorit. Ne shohim shpërndarjen masive të variantit Delta, në këtë rast, po ashtu po kërkojmë pesëfishim të angazhimit të qeverisë në raport me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës. Nuk mendoj që shtatori të na gjen me një numër më të madh të qytetarëve. Në rast që do të kemi mbyllje të re, atëherë shëndeti i qytetarëve tanë të jetë sa më pak i kërcënuar nga virusi Delta”, tha ai.

Exit mobile version