Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë që të japë ndihmë më të madhe në ballafaqimin me COVID-19.
“I bëj thirrje qeverisë që të mos veprojë si këtë javë që pavarësisht thirrjeve të qytetarëve, të deputetëve, nuk duket që kanë marrë masa më konkrete”, tha Tahiri në seancën e sotme, njofton UBTNews.
Ai shtoi se mjekëve iu duhet ndihma e qeverisë dhe e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Na duhet angazhim më i madh se kurrë i Ministrisë të Shëndetësisë në fuqizimin e përkrahjes së spitaleve rajonale. I bëj thirrje qeverisë të japë ndihmë më të madhe në ballafaqimin me COVID-19”.
Tahiri gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të vaksinohen, pasiqë sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë që të kalohet kjo sfidë./UBTNews/