Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, fajësoi Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
“Secili deputet e ka përgjegjësi kushtetuese të jetë në seancën e Kuvendit dhe t’i japë drejtim formimit të organeve të Kuvendit të Kosovës, si kryesia dhe kryetari. Këtu nuk jemi duke bllokuar nga partitë e tjera, por jemi të bllokuar nga partia e parë. Duke qenë se është në të drejtën e saj për të bërë propozime dhe duke pasur parasysh që nuk ka shumicë parlamentare këta kanë vendosur ta bllokojnë situatën. Asnjë parti nuk mund ta bllokojë, përpos partisë së parë.” , tha Tahiri.