UBT News

Tahiri: Edhe Qeveria Hoti ishte e lodhtë, por e solli raportin për 100 ditëshin

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se kryeministri Albin Kurti, duhet të sjellë raportin e 100 ditëshit.

Siç tha Tahiri, edhe Qeveria Hoti ‘ishte e lodhtë dhe me shumë probleme, por e kishte sjell raportin’.

“Kjo është Qeveria e parë që prej çlirimit të Kosovës që nuk sjell raport të 100 ditëshit në kuvend. Edhe Qeveria Hoti ishte e lodhtë dhe me shumë probleme, por e solli raportin, kjo qeveri hyn në histori që nuk e sjell për debat parlamentar raportin e 100 ditëshit”, tha Tahiri.

Tutje, ai theksoi se ky raport është i rëndësishëm sepse në këto 100 ditë, vendosen bazat e qeverisë katërvjeçare.

“Është hera e parë që debati parlamentar nuk vjen nga qeveria, por vjen nga PDK. Katër muaj prej që është votuar kjo qeveri, edhe në muajin e katërt gjithë është ftuar debat për 100 ditëshin. Kemi pritur deri dot dhe kemi menduar që kjo është thjesht një vonesë, por kur e pamë që nuk e kanë në plan dhe po mundohen t’i shmangen, kemi proceduar që në javën e ardhshme të vendoset debat parlamentar për 100 ditëshin e kësaj qeverie”.

Tahiri foli edhe për taksën prej 5 eurove për letrat-ngjitëse të veturave, duke thënë se kjo taksë duhet të anulohet dhe jo të pezullohet.

Ai kërkoi nga Prokuroria Speciale ta hetojë procesin gjatë së cilit sipas tij, kishte parregullsi.

“Kjo vjedhje në tentativë duhet ta marrë dënimin e merituar”, tha Tahiri, njofton Klankosova.tv.

Exit mobile version