UBT News

Tahiri e Haradinaj-Stublla takohen me kryeministrin kroat

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Besnik Tahiri dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot u takuan me kryeministrin e Kroacisë, Andreja Plenković në Zagreb.

Tahiri përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se kryeministrit Plenkovic i kërkoi mbështetje për integrim drejt BE-së, forcimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe reformat në administratë shtetërore.

“U zotova se jemi gati që të ngrisim nivelin më të lartë të komunikimit ndërqeveritar në mes të dy vendeve, edhe pse pandemia e ka goditur rëndë këtë aspekt të bashkëpunimit. Për Kosovën, populli dhe shteti kroat janë dhe do të mbesin ndër adresat kryesore në aspiratat tona në rajon dhe BE”, shkroi Tahiri në Facebook./UBTNews

Exit mobile version