Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka hedhur akuza në drejtim të koordinatores së Vetëvendosjes, Dejona Mihali, për ndërhyrje në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
“Po ua rikujtoj që sot është debati i katërt që opozita e ka thirr e që fton kuvendin e Kosovës si institucionin kryesor në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje nga ata që fituan 50 për qind e na patën lodh ‘krejt dhe drejt’. E patën lodh një popull sa të mirë e të mençur janë e të pastër poashtu, e sot thatë këtu, e thatë këtu”.
Ai ka hedhur akuza edhe në drejtim të partisë në pushtet për mungesë të pjesëmarrjes në këtë seancë.
“As nuk janë kolegët deputetë të shumicës e as nuk është asnjëri i qeverisë për të thënë një fjalë, me e mbrojtë apo me e kundërshtuar një temë që tanimë është skandal jo vetëm për rendin dhe ligjin por skandal publik që meriton një përgjigje”.