UBT News

T-Mobile do të largojë nga puna 5 mijë punonjës

T-Mobile njoftoi rreth planeve për të larguar nga puna 5 mijë punonjës apo 7% të stafit total gjatë pesë javëve të ardhshme.

Reduktimet do të ndikojnë kryesisht në punët e korporatave dhe do të zvogëlojnë shtresat e mesme të menaxhimit të kompanisë, tha kryeshefi ekzekutiv, Mike Sievert në një letër drejtuar punonjësve.

Kompania gjithashtu planifikon të reduktojë shpenzimet e saj për “punëtorët dhe burimet e jashtme”, por stafi i shitjes me pakicë dhe “kujdes ndaj konsumatorit” që punon drejtpërdrejt me klientët nuk do të ndikohet, njoftoi tutje kompania./UBTNews/

Exit mobile version