Tomas Szunyog, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se është takuar me Eurodeputeten dhe njëherësh raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe me shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Përmes një postimi ne platformën “X”, Szunyog ka thënë se në këtë takim ata kanë shkëmbyer mendime për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.