UBT News

Szunyog: Procesi i zgjerimit të BE-së do të përcaktohet nga zhvillimet në Evropën Lindore

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ishte pjesëmarrës në konferencën “Diplomacia Parlamentare për Sigurinë dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Ai tha se procesi i zgjerimit është prioritet i BE-së, por se ajo pritet të përcaktohet nga zhvillimet në Evropën Lindore.

“Kemi edhe këtë kontekstin e konfigurimit të ri dhe nëse e shihni procesverbalin nga Samitet e Këshillit Evropian, njerëzit shpenzojnë kohën duke u marrë me Ukrainën dhe Gjeorgjinë dhe jo me Ballkanin Perëndimor, Ballkani Perëndimor është aty, por mesazhi politik është se për zgjedhjen me gjasë do të përcaktohen nga zhvillmet në Evropën Lindore, sepse ajo është strategjikisht e rëndësishme për BE-në dhe gjithë Evropën, nga aspekti i sigurisë, politik dhe ekonomik”, tha Szunyog në fjalën e tij.

Exit mobile version