UBT News

Szunyog: Pres zgjedhje të drejta dhe demokratike

Përfaqësuesi special i BE -së për Kosovën, Tomas Szunyog sot pasdite vizitoi qendrën e votimit në Çagllavicë në komunën e Graçanicës për t’u siguruar që procesi zgjedhor po shkon mirë.

Szunyog tha se zgjedhjet lokale janë një shans për qytetarët që të japin kontributin e drejtpërdrejtë se si komuna e tyre do të zhvillohet në mandatin e ardhshëm. Ai kujtoi se BE organizoi në mënyrë të rëndësishme mision për të monitoruar procesin zgjedhor.

“Ekipet tona monitoruese mbërritën në Kosovë një muaj më parë dhe do të jenë këtu derisa të mbarojnë zgjedhjet. Nëse ka nevojë, ne do të jemi të pranishëm edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve, nëse do ketë”, tha Szunyog.

Në Kosovë janë sipas përfaqësuesit Special të BE -së, vëzhguesit nga 40 shtete anëtare të BE-së, të cilat janë duke e monitoruar procesin e votimit.

Ambasadori Szunyog u bëri thirrje votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre civile dhe shprehu pritshmërinë që procesi të jetë i rregullt dhe i drejtë.

Exit mobile version