UBT News

Szunyog i gëzohet lajmit për heqje vizash: Kam përjetuar edhe vetë kufizime udhëtimi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i është gëzuar lajmit që Kosovës i është hequr regjimi i vizave nga ana e BE-së. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se si student edhe vetë i ka përjetuar kufizimet e udhëtimit.

“Urimet e mia të sinqerta për liberalizimin e vizave shkojnë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Duke përjetuar vetë regjime vizash dhe kufizime udhëtimi si student, e di se si ndihesha. Nga 1/1/24 kosovarët nuk do ta kenë më atë ndjenjë, pasi zona Schengen do të hapet për vizita turistike afatshkurtra”, shkroi ai në Twitter.

Exit mobile version