Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka mbajtur Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme, që ka për qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave për investime në vend, si sfidat mjedisore dhe ekonomike.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani ka thënë se Këshilli i Investitorëve Evropianë do të eksplorojnë edhe temat thelbësore për projekte që drejtojnë drejt tërheqjes së kapitalit.
“Ky forum ka si qëllim ofrimin e një platforme për diskutim dhe prioritizim të nevojave për investime në vend. Jemi mbledhur këtu kur investimet e qëndrueshme janë më të nevojshme si asnjëherë më parë duke u ballafaquar sidomos me sfidat mjedisore dhe ekonomike. Kosova gjithashtu është e angazhuar që të arrijë këto standarde dhe të kontribuojë përpjekjeve në nivel global, edhe si këshill kemi nderi t’i përkrahim këto iniciativa dhe përpjekje, të cilat na dërgojnë drejt arritjes së këtyre objektivave. Ne do të eksplorojmë edhe tema thelbësore sikurse transformimi i energjisë për projekte që na dërgojnë drejtë tërheqës së kapitalit”, ka thënë Ujkani.
Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka shtuar se për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve, duke inkurajuar Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë.
“Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dh pikë vështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta të huaja, remitenca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës, edhe disa zhvillime pozitive në rritjen e eksportit të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë. Për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtoreve, paraqite shumë në planin zhvillimor.. Inkurajojmë Kosovën që të heq sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, shefi i kabinetit të Kryeministrit, Luan Dalipi, ka theksuar se si Qeveri kanë qenë në gjendje që të kultivojmë disa vlera të filat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve të mira, të cilat kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur se në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit. Sipas tij, Qeveria ka dy funksione tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes.
“Si Qeveri kemi qenë në gjendje që t’i përforcojmë dhe kultivojmë disa vlera të cilat kanë rezultuar me ndërtimin e sistemeve te mira, të cilat në anën tjetër kanë rezultuar me arritjen e disa caqeve që janë shfaqur në indekse në nivel ndërkombëtar sikur së në sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe kështu me radhë. Të gjitha këto janë mjedise të mira për zhvillimin të biznesit. Kjo tregon që kemi përmirësuar këtë mjedis duke përmirësuar edhe perspektiven e zhvillimit të biznesit…Shumë prej sukseseve të Kosovës janë si rezultat i bashkëpunimit të mirë që kemi, duke pasur gjithmonë edhe ndihmën e eksperteve ndërkombëtarë. Kemi shumë për të bërë, e dimë këtë dhe e pranojmë, por mendoj që jemi në rrugën e duhur. Qeveria ka dy funksione kryesore tek biznesi, atë të zhvillimit dhe përkrahjes”, ka theksuar Dalipi.