Hungaria do të votojë për sanksionet e BE-së ndaj naftës ruse vetëm nëse blloku del me zgjidhje për problemet që [situata] do të krijonte, sipas ministrit të Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó.
“Ne ia kemi bërë të qartë Komisionit Evropian se mund të votojmë për këtë propozim vetëm nëse Brukseli ofron një zgjidhje për problemet që Brukseli do të krijonte”, tha Szijjártó në një video të postuar në Facebook të mërkurën.
BE-ja ka propozuar ndalimin e të gjitha importeve të naftës nga Rusia deri në fund të këtij viti dhe heqjen e bankës më të madhe të vendit, Sberbank, nga rrjeti i pagesave ndërkombëtare SWIFT.
“Ne presim një zgjidhje jo vetëm në lidhje me transformimin e rafinerive tona që do të kushtonte qindra milionë dollarë, jo vetëm në lidhje me rritjen e kapacitetit të tubacionit të naftës [që kalon] nga Kroacia në Hungari që do të kushtonte qindra milionë dollarë, por edhe në lidhje me të ardhmen e ekonomisë hungareze, pasi, siç thashë më parë, ky propozim aktual është si një ‘bombë atomike’ për ekonominë hungareze”, vazhdoi Szijjártó./UBTNews/