UBT News

Syzet e rralla do të dalin në ankand gjatë këtij muaji

Një palë syze të rralla diamanti dhe smeraldi që besohet se fillimisht i përkisnin mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin indian, do të dalin në ankand në Londër gjatë këtij muaji.

Syzet do të dalin në ankand për 2 milionë-3.4 milionë dollarë secila, tha shtëpia e ankandit.

Para shitjes, ato do të ekspozohen për herë të parë në Hong Kong dhe Londër, gjatë këtij muaji. Nuk dihet se kush i vlerësoi këto size, megjithatë thuhet se i takojnë dinastisë Mughal,që sundoi nënkontinentin në shekujt 16 dhe 17, dhe njihet për arritjet e pasura artistike dhe arkitektonike.

Në deklaratën e shtëpisë së ankandit Sotheby, thuhet se për krijimin e tyre u përdor një diamant dhe një smerald./UBTNews

Exit mobile version