UBT News

Sytë e fryrë në mëngjes? Mund të jenë shumë më tepër se mungesë gjumi

Ky shqetësim i zakonshëm estetik mund të sinjalizojë probleme serioze me veshkat – mësoni kur duhet të alarmoheni.

Është e zakonshme të zgjoheni në mëngjes me ndjesinë e fryrjes në fytyrë, veçanërisht rreth syve. Kjo ndodh rregullisht e zhduket brenda pak orësh.

Kapakët e fryrë të syve nuk janë pasojë e një nate me pak gjumë. Sytë e fryrë lidhen me një sërë faktorësh si gjenetika, konsumi i tepërt i kripës, dehidratimi, alergjitë sezonale apo pirja e duhanit. Edhe pozita e gjumit, si ajo me fytyrë poshtë ose në jastëk të ulët, ndikon në mbajtjen e lëngjeve në zonën përreth syve.

Por çfarë ndodh kur fryrja është e përhershme, përkeqësohet me kalimin e kohës, apo shoqërohet me simptoma të tjera trupore?

Në këto raste, ky ndryshim mund të jetë sinjal i një gjendjeje më serioze, siç është sëmundja kronike e veshkave, transmeton Telegrafi.

Sipas mjekes Clara Lawson, “Kur veshkat nuk funksionojnë siç duhet, aftësia e tyre për të filtruar proteinat dhe mbetjet metabolike zvogëlohet. Si pasojë, proteina që duhet të qëndrojë në qarkullimin e gjakut, kalon në urinë, duke shkaktuar një çekuilibër në nivelet e lëngjeve dhe mineraleve në trup.”

Kjo humbje e proteinave çon në mbajtje të lëngjeve, në zona me inde të buta si rreth syve dhe sinjalizon dëmtim të hershëm të funksionit të veshkave.

Kur të kërkoni ndihmë mjekësore?

Nëse vini re fryrje të përhershme ose të shpeshtë të syve, veçanërisht në mëngjes, të shoqëruar me lodhje, urinë me shkumë ose ndryshim të shpeshtësisë së urinimit, rekomandohet të bëni analiza laboratorike për funksionin e veshkave, si: kreatinina, urea, raporti albuminë/kreatininë në urinë dhe eGFR.

Exit mobile version