Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka kritikuar premtimet që po bëhen nga ana e partive politike sa i përket fushës së shëndetësisë, duke shtuar se po dëgjojnë premtime boshe qe 20 vjet.
Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha që ende nuk ka parë një program të sinqertë dhe të qartë nga ana e partive politike.
“Unë para dy ditëve, u jam adresuar me tri pyetje partive politike që të na tregojnë sepse nuk po kemi kohë me i përcjellë si punëtorë shëndetësorë dhe ta shohim ende nuk kam parë një program të sinqertë dhe të qartë. Si duket edhe kur kam hyrë në uebsajtin e tyre, programi për shëndetësi është i njëjtë, dhe kur them është i njëjtë do të thotë premtime boshe 20 vjet, andaj punëtorët shëndetësorë duhet të jenë shumë sy qelë, mirëpo edhe popullata duhet të jetë shumë sy qelë sa i përket shëndetësisë sepse zakonisht e qesin në top prioritet, mirëpo kurrë ato premtime nuk i realizuan”, deklaroi ai.
Tutje ai tha që tri gjëra kanë kërkuar nga partitë politike, sepse sipas tij, pandemia nuk përfundon më 14 shkurt.
“Ne kemi kërkuar tri gjëra, rritjen e buxhetit dhe cila parti sa do të arrijë, e dyta si do të jetë plani i aksionit për pandeminë sepse pandemia nuk përfundon me 14 shkurt, por do të vazhdojë edhe një kohë dhe e treta cila do të jetë mirëqenia e punëtorëve shëndetësorë, ju e dini tashmë me çfarë page punohet në shëndetësi. Nuk kam çka me shtu ma tepër, por dorën në zemër seriozitetin e tyre sa i përket shëndetësisë këta janë ka e tregojnë, ose më mirë me thënë mos seriozitetin, në të njëjtën kohë thonë që do ta luftojnë pandeminë në anën tjetër mbledhin njerëz dhe i shkelin çdo rregull të ligjit”, shtoi ai,