UBT News

Syla për masat antiCOVID: Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e dënime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i rishikojë masat e reja antiCOVID, që kanë hyrë në fuqi të premten e javës së kaluar.

Sipas Sylës, nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me dënime, por me masa tjera.

“Kur institucionet e Kosovës brenda orësh morën vendime anti-COVID19, qytetarët e Kosovës sidoqoftë e respektuan këtë vendim. Kur vjen puna te denimet e qytetarëve, po shohim se po këto institucione i kanë nxit policët e sidomos policët e rinj të dënojnë pa fol dy herë. Denimin ish dashtë me e parapri vërejtja. Nuk vetëdijësohen qytetarët me kamxhik e me denime, por me masa tjera ndryshe, njëjtë si në vendet e BE-së. Duke e marrë parasysh papunësinë e varfërinë e skajshme në vend, urgjentisht duhet të ndryshohen këto masa”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, nëse vazhdon kështu, Ministria e Shëndetësisë e ajo e Brendshme do të shndërrohen në Ministrinë e Plaçkës, koronavirusi do të lulëzojë, ndërsa qytetarë do të varfërohen edhe më shumë./UBTNews

Exit mobile version