Pas ndarjes nga fejesa me Jonathan Davino dhe pas spekulimeve për një lidhje me Scooter Braun, Sweeney konfirmoi se aktualisht është beqare.
“Jam beqare. Nuk po kërkoj një burrë tani për tani. Ajo që kam mësuar këtë vit është se kam një grup të shkëlqyer miqsh, jam e fortë dhe e pavarur, dhe do të jem mirë,” tha ajo për GQ.
Aktorja shtoi se është e hapur për dashuri të re, nëse kjo ndodh në mënyrë spontane: “Nëse dashuria më gjen, do të më gjejë. Jam romantike, kështu që shpresoj që dashuria të më gjejë, por nuk jam lloji që dëshiron të dalë gjatë gjithë kohës. Besoj në dashurinë e vërtetë dhe dua të jem me dikë për pjesën tjetër të jetës sime.”
Sweeney gjithashtu theksoi rëndësinë e privatësisë dhe të mësuarit nga përvoja:
“Mendoj se nëse do t’u jepja të gjithëve akses, nuk do të kisha asgjë për veten time. Jam thjesht një grua 28-vjeçare që ende po përpiqet të kuptojë gjërat, po mëson, bën gabime dhe po rritet. Është e rëndësishme ta bësh këtë pa komente të vazhdueshme për çdo veprim.”
Aktorja kishte konfirmuar më parë për Entertainment Tonight në shtator të vitit të kaluar se planifikimi i dasmës me Jonathan nuk kishte filluar ende për shkak të angazhimeve profesionale.
Në mars të këtij viti, pas shtatë vitesh lidhje, çifti njoftoi ndarjen dhe ndërprerjen e fejesës. /A.Z/UBT News/
