Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po qëndrojnë në Mitrovicë të Veriut.
Pas përfundimit të protestës së serbëve lokal kundër hapjes së urës së Ibrit për qarkullim për vetura, ministri Sveçla tha për media se vizita e tij është e zakonshme.
Sipas tij, hapja e urës së Ibrit është duke shkuar sipas planifikimit dhe se për revidimin e saj janë dy faza.
Ai nënvizoi se për urën e Ibrit nuk ka çka diskutohet në dialogun e Brukselit, pasi ajo është një çështje e mbyllur./UBTNews/