Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin policor kundër kazinove që po zhvillohet në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Ai e vlerësoi aksionin e Policisë si të suksesshëm, ku edhe tregon se janë rrënuar objektet ilegale ku po zhvilloheshin lojërat e fatit.
“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë. Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka shkruar Sveçla.