UBT News

Sveçla: Serbët po detyrohen për pjesëmarrje në protesta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se serbët e Kosovës në vazhdimësi janë nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

Ministrit Sveçla ka shkruar në Facebook se pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë.

“Pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë. Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë”, ka shkruar Sveçla.

Ai shkruan se këto veprime duhet të ndalen në mënyrë që qytetarët serbë të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime.

Exit mobile version