UBT News

Sveçla: Qëllimi i Serbisë është ta destabilizojë Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se qëllimi i Serbisë nuk është ta sulmojë Kosovën, por ta destabilizojë atë.

Megjithatë, ai tha se nuk i frikësohen çfarëdo lloj skenari të Serbisë.

“Nuk i frikësohemi çfarëdo lloj skenari të Serbisë. Qëllimi i Serbisë në këtë moment nuk është të sulmojë Kosovën, por të destabilizojë atë”, tha ai në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ku u bën të ditur sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Krahas kësaj, Sveçla tha se janë optimist se marrëveshja për targa ndërmjet Kosovë dhe Serbisë do të arrihet, por tha se kanë bërë plan operativ edhe për të kundërtën.

Exit mobile version