UBT News

Sveçla publikon dokumentin që sipas tij dëshmon lidhjen e Serbisë me grupin terrorist

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi një dokument të ushtrisë serbe që sipas tij dëshmon për lidhjen zyrtare të Serbisë me grupin e armatosur që kreu sulmin në veri, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Sveçla shkroi në Facebook se dokumenti i ushtrisë serbe i është dhënë sulmuesve të armatosur me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës. Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit. Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht”, thuhet në reagimin e Sveçlës./UBTNews/

Exit mobile version