Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre.
Kështu deklaroi ai në takimin me zjarrfikësit, ku u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.
Me këtë rast, ministri Sveçla tha se e çmon lartë profesionalizmin që kanë zjarrfikësit e Kosovës, përkundër kushteve të pavolitshme në të cilat punojnë./UBTNews