UBT News

Sveçla: Po punojmë për të shuar zjarret, u arrestuan dy persona

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla ka treguar për vatrat që u përshinë nga zjarri, për çka tha se janë duke punuar me kapacitetet të plota për ta shuar zjarrin dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në ato zona.

Sveçla thotë se kanë hasur në raste kur zjarri është vënë qëllimshëm, ku deri tani janë arrestuar dy persona.

Postimi i plotë:

Që nga e premtja zjarret kanë kapluar disa lokacione në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka aktivizuar menjëherë Qendrën Operative e cila aktualisht është duke koordinuar të gjitha veprimet e ekipeve reaguese në terren.

Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i janë duke punuar me kapacitete të plota për të shuar vatrat e zjarrit, duke bërë çmos për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në këto lokacione.

Vetëm dje gjatë ditës, kemi pasur vatra aktive të zjarrit në këto komuna:

• Suharekë: Bukosh, Krushicë, Gjinovc, Reqan, Shirokë, Dubravë dhe Vraniq

• Gjakovës: Nec dhe Babaj të Bokës

• Prizren: bjeshkët e Oshllakut

• Pejë: Shtupeq

• Malishevë: Kravasari

• Artanë: Parallovë

• Mitrovicë e Veriut: Kushtovë e Vllahisë

• Zveqan: Rudinë

• Zubin Potok:Bube

• Fushë Kosovë: Kozmin

Është shumë me rëndësi të theksoj se përkundër temperaturave të larta ne kemi hasur raste të zjarrvënies së qëllimshme nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, për çka policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dy persona, ndërsa po vazhdon hetimin edhe për raste tjera të dyshimta.

Mobilizimi i të gjitha institucioneve tona nuk do të jetë i mjaftueshëm në këto situata nëse mungon përgjegjësia qytetare. Prandaj, ju bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdesin maksimal, që në asnjë rast dhe rrethanë të mos të ndezin zjarre, përndryshe ne do të jemi të pa-kompromis ndaj sjelljeve të tyre të cilat po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Exit mobile version