Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot veriun e Mitrovicës.
Ai ka qëndruar në objektin e ri të MPB-së, i cili deri para pak kohësh ka shërbyer për strukturat paralele, ndërsa nuk ka dashur të deklarohet për media.
“Unë jam në punë të zakonshme dhe në orar të punës”, ka thënë shkurt për gazetarë Sveçla.
Së bashku me Sveçlën ishte edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Nuk dihet agjenda e ministrit dhe nëse ai ka vizituar objektet tjera në veri të vendit.