UBT News

​Sveçla mungon, dështon seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend

Seanca gjyqësore lidhur me çështjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ka dështuar për shkak të mungesës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe deputetëve Fitore Pacolli dhe Salih Zyba. Derisa e pranishme në gjykatore ishte ish-deputetja Drita Millaku.

Të pranishëm në këtë seance ishin avokatët e të akuzuarve.

Kryetari i trupit gjykues, Sabit Sadiku tha se seanca nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së tre të akuzuarve për hedhjen e gazit lotsjellës.

Sadiku tha se në seancat e tjera, ku nuk kërkohet shtyrja e seancave për arsye të ndryshme, të akuzuarit mund të detyrohen që të marrin pjesë.

Përveç kësaj, njoftoi se seancat e tjera gjyqësore do të mund të zhvillohen pa praninë e të akuzuarve.

Seanca e radhës u tha se do të mbahet me 31 tetor 2025, në orën dhjetë.

Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 26.07.2019.

Sipas Prokurorisë hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën./D.B/KP

Exit mobile version