UBT News

Sveçla kërkon që kryesit e sulmeve ndaj personave zyrtarë në veri të vihen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas operacionit policor në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut kundër kontrabandës me mallra.

Sveçla në një konferencë për media deklaroi se tetë zyrtarë policorë janë lënduar në si pasojë e tensionimit të situatës në veri të Mitrovicës teksa ka kërkuar nga autoritetet zyrtare që kryesit e sulmeve ndaj personave zyrtarë të vihen para drejtësisë, njofton Klankosova.tv.

“Kosova sfidohet seriozisht nga krimi, institucionet tona janë të angazhuara të sigurojnë një ambient të qetë”.

“Aksioni i sotëm rezultoi i suksesshëm me konfiskim të mallrave dhe arrestim të kontrabanduesve të tyre e asnjëherë ndaj qytetarëve të tjerë. Tashmë keni informata se janë tetë zyrtarë policorë të lënduar, ftoj institucionet përgjegjëse të reagojnë karshi atyre që sulmuan zyrtarë”, deklaroi ministri Sveçla.

Exit mobile version