Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim në Tiranë me homologun e tij, Taulant Balla. Sveçla është mirëpritur nga ministri dhe menaxhmenti i tij.
Sveçla ka thënë se janë dakorduar për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale.
Tutje ka shtuar se takimi i radhës së Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm do të mbahet në Prishtinë.
“Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë”, ka thënë ministri Sveçla.