Ministri i Punëve të Brendshme priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu, me të cilin bisedoi mbi situatën e sigurisë dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, i cili do të konkretizohet me vizitën e ministrit Xhelal Sveçla në Itali në ditët në vijim.
Në takim u diskutua edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj.